Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NUK NDIHET REHAT NË RUMANI/ Naser Aliji refuzon rinovimin e kontratës për klubin zviceran…

Naser Aliji është shumë pranë rikthimit në Superligën zvicerane, pasi ka vendosur të mos rinovojë kontratën me Dinamon e Bukureshtit, duke refuzuar marrëveshjen e re që i kanë ofruar drejtuesit e klubit rumun.

Mbrojtësi i Kombëtares nuk ndihet rehat në Rumani dhe pavarësisht se zhvilloi një gjysmë sezoni pozitiv me Dinamon, ka vendosur të largohet.

Kështu bën me dije media rumune “digisport.ro”, duke zbuluar dëshirën e anësorit shqiptar.

Po kështu, hidhet dritë edhe mbi të ardhmen e lojtarit tonë të Kombëtares, i cili preferon ta vazhdojë karrierën në Zvicër, për të qenë më afër familjes.

Naser Aliji luajti 16 ndeshje në fanellën e Dinamos dhe paraqitjet e tij u vlerësuan pozitivisht.

25-vjeçari arriti në Bukuresht në nëntor 2018, kur Dinamo u eliminua nga Kupa e Rumanisë.

Në karrierën e tij, Aliji ka luajtur për Aargau U-16; FC Basel U-16, U-18 dhe U-21, FC Basel, Kaiserslautern dhe Virtus Entella.

500 mijë euro është çmimi në tregun e futbollit për Naser Aliji, sipas “Transfermarkt”.

Related posts

ÇFARË SPEKTAKLI/ Tottenhami SUPER, përmbys Arsenalin në pjesën e parë (VIDEO)

Isa.Autor

Granit Xhaka i shënon gol të bukur Milanit

Q.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Milan hidhet në sulm për lojtarin e “Los Blancos”…

Delo.autor

Leave a Comment