Futboll Seria A

Benatia thumbon Napolin: Higuain shënon më pak, por fiton më shumë

Mehdi Benatia është shndërruar në liderin e mbrojtjes së Juventusit, pas largimit të Leonardo Bonuccit në verë drejt Milanit. Mbrojtësi algjerian po tregon një formë të shkëlqyer, ndërsa pranon se skuadra është shumë më e fortë se vitin e kaluar.

“Kemi një grup të shkëlqyer futbollistësh dhe jemi shumë më të fortë se vitin e kaluar. Është ende herët të flasim për titullin, por Juventusi ka gjithmonë synim triumfin. Nuk jemi vetëm ne dhe Napoli, pasi edhe Inter e Lazio mund të rikthehen në garë nga momenti në moment”, u shpreh Benatia.

Qendërmbrojtësi iu përgjigj pyetjes së pse Higuain nuk shënon te bardhezinjtë, aq shumë sa shënonte kur luante me Napolin. Benatia theksoi se Higuain punon në mënyrë të shkëlqyer dhe vihet në dispozicion të skuadrës.

“Është e vërtetë që Higuain nuk shënon 36 gola më Juventusin, por këtu fiton trofe, gjë që nuk e arrinte te Napoli. Gonzalo punon në mënyrë të shkëlqyer dhe vihet në dispozicion të skuadrës, si pak sulmuesë të tjerë”, u shpreh Benatia.

Related posts

Nga De Vrij te rinovimi si drejtor sportiv, Igli Tare “skanon” Lazion

Q.Autor

DËSHTON TRANSFERIMI/ CANDREVA nuk dëshiron t’i bashkohet MONACOS

Isa.Autor

Jonny Castro, përforcimi i Atletico Madrid për mbrojtjen?

Sadik.Autor

Leave a Comment