Futboll Kategoria Superiore Sport

FITON FALË AUTOGOLIT/ Teuta mposht Krutanët, 2 futbollistë largohen nga fusha me ambulancë

Teuta ka mposhtur me rezultatin 1-0 Kastriotin në sfidën e vlefshme për javën e 26-të të Kategorisë Superiore. Autogoli i Juljan Shehut në minutën e 23-të i dhuroi fitoren skuadrës së Bledi Shkëmbit, e cila e sheh veten në vendin e 3-të në kuotën e 43 pikëve, 5 më shumë Laçi.

Ndërkohë nga ana tjetër Kastrioti i Bledar Devollit është zhytur në vendin e parafundit, teksa situata për krutanët është vështirësuar ndjeshëm.

Me fitoren e Luftëtarit, diferenca nga gjirokastritët e vendit të ka shkuar në 7 pikë, teksa do t’iu duhej një mrekulli në ndeshjet e mbetura që krutanët të shpëtonin. Ndërkohë që sipër Kastriotit ndodhet Tirana me 6 pikë më shumë. Bardheblutë barazuan në shtëpi ndaj Laçit.

Vlen për t’u theksuar se në përballjen e sotme, 2 futbollistë u larguan nga fusha e lojës me ambulancë. Bëhet fjalë për mesfushorin e Teutës, Sidibe dhe mbrojtësin e Kastriotit, Dejan Shehi.

Related posts

Teuta bën afrimin e parë, firmos një mbrojtës i majtë

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Cannavaro flet nga Kina: Këtu jeta është rikthyer, e kemi një rrugë për të kaluar këtë pandemi

Delo.autor

PRITET TË RIKUPEROHET NGA DËMTIMI/ Neymar: PSG do të fitojë Championsin, ja gjeniu i skuadrës…

Delo.autor

Leave a Comment