Moto GP Sport

MOTO GP/ Johann Zarco “pole position” në La Mansh, ndjek Marquez, Rossi i nënti

Johann Zarco me Monster Yamaha ka siguruar sot pasdite “pole position” në pistën e La Mansh, duke dhënë kohën 1’31”185” në përfundim të provave zyrtare, të vlefshme për Çmimin e Madh të Francës në Moto GP.

Në garën e shtëpisë, piloti francez bëri një paraqitje fantastike në provat zyrtare, duke lënë pas të gjithë rivalët. Në vendin e dytë u rendit kryesuesi i Botërorit, spanjolli Marc Marques me Honda, ndërsa i treti italiani Danilo Petrucci me Ducati Pramac, duke kompletuar vijën e parë të nisjes në garën e nesërme (starti ora 14:00).

Zarco, i mbështetur edhe nga fansat e shumtë, tregoi se do të jetë pretendent nesër për fitoren në pistën e shtëpisë së tij edhe pse do ta ketë të vështirë ndaj Marquez. Në vijën e dytë të nisjes i renditën Andrea Iannone (Suzuki) si dhe dy pilotët e Ducati, me Andrea Dovizioso që la pas shokun e skuadrës Jorge Lorenzo.

Vijon paraqitja e dobët e motorit Yamaha, pasi të dy pilotët e saj ishin larg kreut. Maverick Vinales u klasifikua në vendin e tetë, ndërsa Valentino Rossi i nënti, duke e nisur garën e nesërme nga vija e tretë (pas tyre Pedrosa me Honda i dhjeti).

Related posts

TIFOZJA SEKSI E KROACISË/ Ivana Knoll rikthehet për të mbështetur skuadrën e saj të zemrës, fotot nga stadiumi çmendin fansat

F.autor

“VLLAZNIA S’DORËZOHET PËR TITULLIN”/ Krymi: Gjykimi na dënoi, vetëm për fitore në Korçë

Delo.autor

E PAZAKONTË NË LONDËR/ Merr shishen me verë dhe largohet pa paguar, legjenda e futbollit turpërohet në sy të… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment