Futboll Kategoria Superiore Sport

BARAZIM DRITHËRUES ME POLEMIKA/ Laçi shtang “Bardheblutë” paS 99 minutash

Tirana dhe Laçi u ndanë në një barazim 1-1 në sfidën e javës së 26-të në Kategorinë Supeiore.

Në një ndeshje e cila me homazhe dhe 1 minutë heshtje për Ali Memën, të ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare këtë javë, ishin bardheblutë më kërkues në pjesën e parë.

Edhe 45 minutat e para ishin të qeta, ekipi i Xhafës, që drejtonte me Memën të pezulluar nga Disiplina, kishte më shumë iniciativën. Të pafat 24-herë kampionët, ku dëmtohen Ngo e Turtulli, ndërsa duhet minuta e parë shtesë, ku Sentamu i futur nga stoli, shënon në zhvillimet e një goditje këndi.

Në të dytën, gjithçka nis mirë sërish për Tiranën, ku Halili fiton një penallti, por Hasani nuk e shndërron dot në gol, teksa është Gentian Selmani ai i cili pret. Ndërkohë, ka edhe një gol nga Halili, por me dorë përballë Selmanit, dhe arbitri e ndëshkon me të verdhë për këtë moment.

Pati edhe një karton të kuq tek kurbinasit, ku Najdenov u ndëshkua nga kryesori Meta, për një ndërhyrje të rëndë ndaj Hasanit. Teksa gjithçka po shkonte drejt fitores për Tiranën, ishte Xhixha, që i harruar para portës së Abibit, barazoi gjithçka në minutën e 99-të.

Festë e çmendur në kampin kurbinas, dhe tashmë Laçi shkon në vendin e katërt me 38 pikë, ndërsa Tirana në vendin e tetë, me 30 pikë, e parakaluar nga Luftëtari.

Related posts

“Karikohet” Ricciardo, Red Bull është gati për të surprizuar në garën e Monakos

Sadik.Autor

UDHËTUAN DREJT TURQISË PËR EKIPIN E ZEMRËS/ Tifozëve të Romës iu ndodh e papritura në stadium

Delo.autor

Klopp: Salah mund të fitoj “Këpucën e Artë”

Sadik.Autor

Leave a Comment