Futboll Premier League Seria A

Darmian i pakënaqur tek United, Roma dhe Juventus mundësi konkrete

Matteo Darmian është duke i kaluar ditët e tij të fundit në Angli.

Mbrojtësi italian nuk ka gjetur hapësirat e duhura tek Manchester United dhe ka vendosur për largim.

Ardhja e Jose Mourinhos ia ka vështirësuar edhe më shumë punët Darmianit në ‘Old Traford’.

Por lojtari tani duket se do të rikthehet përsëri në vendlindjen e tij, ku janë duke e pritur Roma dhe Juventusi.

Ditë më parë Darmian refuzoi zyrtarisht ofertën e Napolit pasi nuk u nda i kënaqur me pagën e ofruar nga napolitanët.

Agjenti i lojtarit është duke biseduar me Romën dhe Juventusin për kushtet e kontratës pasi United është pajtuar ta lë të lirë të largohet.

‘Djajtë e Kuq’ nga ky largim i Darmianit pritet të arkëtojnë rreth 10 milionë euro.

Reprezentuesi italian ditë më parë mohoi kalimin edhe në Spanjë te Valencia pasi dëshira e tij është të rikthehet në Serie A.
Largimi i tij nga United është i sigurt tanimë, ndërsa gjatë ditëve të ardhshme pritet të definohet skuadra e tij e re nëse do të jetë Roma apo Juventusi.

Related posts

BARCELONA E PAPËRMBAJTSHME/ Araujo përfiton një topi të kthyer dhe ndëshon Atletico Madrid (VIDEO)

Delo.autor

NJË EPOKË E RE PO VJEN/ Djali i Rooney “eklipson” Cristiano Jr. Tek Mancheter United ylli i ekipit U-12 është ai

Delo.autor

DUAN TITULLIN/ Diego Costa kërkon tek Atletico Madrid yllin e Chelsea

Isa.Autor

Leave a Comment