Futboll La Liga Sport

2 GOLA NË 20 NDESHJE KËTË SEZON/ Real Madrid nuk ka ndërmend të lejojë largimin e Rodrygos, ja detajet e akordit…

Rodrygo Silva de Goes është njëri nga lojtarët që janë përmendur për tu larguar nga Real Madridi.

Por duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi Los Blancos kanë besim të madh tek talenti brazilian.

Gjiganti anglez Liverpool kishte shprehur interesim për transferimin e anësorit, pasi trajneri Jurgen Klopp e pëlqen shumë atë.

Por së fundmi ka qenë Fabrizio Romano që ka raportuar se Rodrygo nuk do të lëvizë nga Santiago Bernabeu së paku gjatë afatit kalimtar të janarit.

Lideri aktual i La Ligas kishte paguar 45 milionë euro për transferimin e talentit brazilian në vitin 2019 nga Santos.

20-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 20 ndeshje me Real Madridin, ku ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.

Rodrygo ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2025, derisa pëlqehet shumë nga trajneri Carlo Ancelotti.

Related posts

DITË PREZANTIMESH/ Partizani dhe Vllaznia zbulojnë trajnerët e rinj në të njëjtën orë

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Barcelona-Bayern Munich do të gjykohet nga… armiku i Messit

Delo.autor

AUSTRALIAN OPEN NIS ME KAOS/ Ndeshjet ndërpriten dhe probleme shëndetësore për tenistët (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment