Futboll

Gattuso: Ndeshjen e vendosi një episod i pafat, këto janë pasojat e derbit

Milan ka humbur 1-0 ndaj Sampdoria-s duke regjistruar disfatën e dytë radhazi në kampionat, pas ndeshjes, këto ishin fjalët e Gattuso-s.

Gabimet në mbrojtje – “Kur jemi nën presion gjithmonë falim topin, duke i dhënë Samp-it kohë të luajë. Erdhëm nga një humbje dhe sot e pësuam nga një episod i pafat, por bëmë çmos për të përmbysur rezultatin. Gjithsesi nuk ia dolëm, por ka akoma shumë ndeshje për të luajtur.”

“U munduam të bënim presion më përpara dhe më vonë u kthyen në mbrojtje me tre për të vendosur më tepër lojtarë në mesfushë.

Në fund, u munduam të barazonim rezultatin, por është normale që kur humb derbin të ketë pasoja në aspektin mendor dhe fizik, por sot pashë një ekip që luajti mirë megjithëse mund të kishim bërë akoma më mirë.”

Related posts

Sa herë që ai shënon dikush i famshëm vdes! Aaron Ramsey sapo ka bërë të mundur “mallkimin” e radhës (FOTO)

Q.Autor

Zikaltrit të irrituar me arbitrin, ja “gafat” që bëri Orsato në “Derbin e Italisë”

Sadik.Autor

TRONDITET “SAN SIRO”/ Atalanta barazon rezultatin ndaj Milanit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment