Futboll Sport

Valverde: “Messi më injoroi dhe shënoi golin”

Në përfundim të derbit të Katalonjës, të fituar nga Barcelona me rezultatin 2-0, që kishin si protagonist të vetëm yllin argjentinas Lionel Messi, trajneri blaugrana, Ernesto Valverde ka surprizuar kur ka deklaruar ndër të tjera se është injoruar nga kapiteni që vazhdon të shënojë nga goditjet e dënimit.

“Duket se ka gjithmonë nervozizëm te kundërshtari kur Messi ekzekuton goditjet e dënimit. Skuadrat kundërshtare tentojnë të aktivizojnë të gjitha armët e tyre dhe kemi parë se si kanë arritur deri aty sa të shtrijnë futbollistët në fushë pas murit”, komentoi tekniku i ekipit blaugrana.

“Për ne është mirë kështu, nëse kjo vazhdon në këtë mënyrë. Nuk kisha as idenë më të vogël se si do ta ekzekutonte Messi atë goditje dënimi. Do të më pëlqente të thoja se ishte diçka e planifikuar dhe e punuar mes nesh më parë, por jo. Është ai që vendos. Ai më ka injoruar mua dhe shënoi golin”, deklaroi trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde.

Related posts

KUMBULLA DHE RRAHMANI VENDIMTAR NDAJ MILANIT/ Ja si vlerësohen mbrojtësit e Kombëtares nga mediat italiane

Delo.autor

RIKTHEHET BUNDESLIGA/ Klubi gjerman “mbush” stadiumin me tifozë (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

BARCELONA-VALLADOLID/ “Katalanasit” kalon në epërsi, shënon Messi

Delo.autor

Leave a Comment