Futboll Seria A Sport

CONTE KËRKON NJË PORTIER NË EKIP/ Inter mendon për zëvendësin e Handanovic, tre emra në listën e Marottës

Inter do të afrojë me patjetër një portier në merkaton e verës, pasi Padelli nuk bind si zëvendësues i Handanovic. Portieri italian ka zhgënjyer me paraqitjet e tij në kohën që slloveni ishte i dëmtuar, prandaj drejtuesit zikaltër kanë nisur kërkimet.

Në listën e Beppe Marottës janë tre emra. I pari në listë dhe objektivi më i lehtë për t’u arritur është Luigi Sepe, i cili është rikthyer në formë fantastike te Parma. Kartoni i 28-vjeçarit vlen rreth 7-8 milionë euro.

Dy alternativat e tjera janë Musso i Udineses dhe Radu i Genoas. Argjentinasi që luan për friulanët është edhe objektivi më i vështirë, pasi kushton shumë dhe për më tepër zor se mund të pranojë pankinën.

Nga ana tjetër, Radu mund të quhet një objektiv i arritshëm, por përsëri shpenzimet e Interit do të ishin më të larta se sa për Sepen. Pikërisht ky i fundit shihet si alternativa ideale për të qenë portier i dytë i zikaltërve sezonin e ardhshëm.

Related posts

BIRRA dhe veshje tradicionale për Oktoberfest, Bayerni Munchen harron krizën (FOTO)

Isa.Autor

10 lojtarët të cilët ndryshuan rol gjatë karrierës dhe shkëlqyen!

Sadik.Autor

Atletico i Simeone realizon 601 gola, mposht Las Palmas në shtëpi

Q.Autor

Leave a Comment