Futboll Premier League Sport

TRANSFERIMI I BUJSHËM TEJK CHELSEA/ Sarri: Ja pengesa më e madhe për Higuain

Trajneri Maurizio Sarri priste më shumë nga sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain, që erdhi te Chelsea me shumë bujë në merkaton e janarit. Gjithsesi, sipas trajnerit italian lojtari ende nuk po ambientohet me Premier League dhe kjo është pengesa e tij më e madhe. Në 10 ndeshje me “blues”, sulmuesi 31-vjeçar ka realizuar vetëm 3 gola.

“Higuain më ka thënë se për të është pak e vështirë ambientimi me Premier League. Këtu ka një lojë të fortë fizike dhe për të nuk është e lehtë të krijojë shumë raste për të shënuar. Këtu gjyqtarët janë shumë ndryshe nga në Itali. Për të ky është një futboll krejt tjetër. Për një sulmues dhe një portier ky realitet është krejt ndryshe”, tha Sarri.

“Unë e kuptoj që Gonzalo ka nevojë për më shumë kohë, por për fat të keq ne nuk kemi shumë të tillë. Ndaj në dy muajt e fundit ai duhet të jetë në formën e tij më të mirë. E ardhmja e tij? Unë nuk e di. Gjithçka varet nga ai. Nëse arrin të tregojë atë që unë e kam parë të realizojë te Napoli mund të qëndrojë. Për ne është shumë i rëndësishëm”, tha Sarri.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Pjanic është një dështim, por mund t’i bëjë një dhuratë të madhe Barcelona-s

Delo.autor

Joakim Lowe, favorit për të zëvendësuar Wenger

Q.Autor

Liverpool duhet të paguajë 90 milionë euro te Roma për shërbimet e brazilianit…

Sadik.Autor

Leave a Comment