Futboll Sport

PËRSËRITET RASTI TE BARCELONA/ Sulmuesi i katalanasve dhunohet dhe grabitet nga katër persona të armatosur

Futbollistët e Barcelonës duket se nuk po kalojnë një periudhë të mirë me jetën në qytet dhe rrezikun e grabitjes ku pas rastit të ditëve më parë me Robert Levandovskin, radhën e ka pasur një tjetër sulmues i katalanasve që është Pier Emerik Aubamejang.

aubamejang

Sipas raportimeve nga “The Sun”, 33-vjeçari është dhunuar dhe grabitur nga katër persona të armatosur të cilët kishin hyrë më forcë në shtëpinë e tij dhe kishin detyruar nëpërmjet goditjeve sulmuesin të hapte kasafortën e shtëpisë.

Ata kanë marrë një sasi të konsiderueshme bizhuterish dhe parash që dispononte futbollisti dhe më pas janë kapur nga kamerat e sigurisë duke u larguar me një automjet të tipit Audi A3.

Related posts

A DO TË JETË GATTTUSO NË DERBI APO JO? Gjykata Sportive merr vendimin për trajnerin

Delo.autor

LIVE/ Valencia-Arsenal, Aubameyang dyfishon epërsinë për “Topçinjtë”

Delo.autor

LAJMI I FUNDIT/ Mbledhja e Komisionit të Etikës, ja çfarë u vendos për Bylis-Tirana

Delo.autor

Leave a Comment