Futboll Seria A

MERKATO/ Interi pranë marrëveshjes për sulmuesin argjentinas

Mediat italiane raportojnë se Interi është në bisedime të avancuara për sulmuesin e Racing Club de Avellaneda për sulmuesin Lautaro Martinez, i cili kushton 15 deri 20 milionë euro.

Sipas Tuttomercatoëeb dhe Sportitalia, një takim tashmë është planifikuar të mbahet këtë të hënë apo marte në Milano, transmeton Express.

Thuhet se një marrëveshje themelore verbale tashmë është arritur, përkundër përpjekjeve të Real Madridit për të ndërhyrë, me Romën që po ashtu është e interesuar.

“Zikaltrit” i kanë propozuar lojtarit kontratë pesëvjeçare nga qershori i këtij viti.

Martinez i ka shënuar katër gola dhe dhuruar dy asiste në vetëm gjashtë ndeshjeve në Primera Division për skuadrën e tij këtë sezon.

20-vjeçari është bërë sensacion për Argjentinë tashmë, duke kontribuar me shtatë gola në 11 paraqitje për U-21.

Related posts

“AQ MË MIRË QË NDESHJA NDAJ YOUNG BOYS DO TË LUHET NË ZVICËR”/ Egbo: Menduat se Zoti nuk na buzëqeshi sot, por…

Delo.autor

SKEDINA E CHAMPIONSIT/ Eksperti: Ja si t’i luani ndeshjet për tu bërë MILIONERË (FOTO)

Isa.Autor

Milanit ndryshon pistë për sulmin, tashmë projekton futbollistin e Sasuolos

Sadik.Autor

Leave a Comment