Futboll Seria A Sport

SURPRIZON LEONARDO/ Ka gati 2 kandidatë nëse Gattuso largohet nga Milani

Dy humbjet e fundit në kampionat kanë ndërlikuar shumë pozitat e trajnerit Gennaro Gattuso, i cili nuk e ka më të sigurtë postin e trajnerit te Milani. Sipas “sportmediaset”, trajneri i kuqezinjve ka patur një përplasje me Administratorin e deleguar, Leonardo, pas dy humbjeve të fundit.

Milan ka humbur vendin e tretë në renditje dhe situate nuk duket e qetë në “Milanello”. Trajnerit Gattuso i kërkohet me çdo kusht fitorja këtë mesjavë ndaj Udinese, në të kundërt ai rrezikon shumë.

Gjithsesi, Leonardo është duke marrë masat dhe në sirtar ka një listë dy kandidatë, që sipas tij do të ishin idealë për stolin e Milanit. I pari është Arsene Wenger, i përfolur edhe më parë si kandidat për sotlin e kuqezinjve, kur Milani u eliminua nga Europa League.

I dyti është trajneri aktual i Chelsea, Maurizio Sarri, që me 99% do të jetë pa skuadër në fund të këtij sezoni. Të dy këta trajnerë me përvojë pëlqehen nga Leonardo, që kërkon të marrë masat ndaj çdo të papriture që mund të ndodhë më Gattuso.

Related posts

“E DO PËR INTERES”/ Nëna e Ronaldos kundër martesës së të birit me Georginën

Delo.autor

Hazard përsëri ia bën me sy Real Madridit: Me apo pa Zidane kjo fanellë është e veçantë

Sadik.Autor

KOMBËTARJA ROTACION NË MIQËSOREN ME ESTONINË/ 11 lojtarë largohen. Ja si ndryshon lista e të grumbulluarve

F.autor

Leave a Comment