Futboll Sport

Sukaj vë në presion Ernest Gjokën, zbulohet gjithçka pas dëmtimit…

Dje, u konfirmuar se Xhevahir Sukaj ishte dëmtuar gjatë seancës stërvitore pa mundur të të mbyllë deri në fund stërvitjen. Pas konsultimeve të shumta mes trajnerit Ernest Gjoka dhe stafit mjekësor, u vendos që Sukaj t’i drejtohej dhomës së zhveshjes.

Sot, mësohet se dëmtimi nuk është aq i rëndë sa u mendua fillimisht, por sërish ka probleme. Gjendja e sulmuesit do të shihet ditën e sotme, ndërkohë që do të merret nesër vendimi përfundimtar nëse do mund të aktivizohet apo jo ndaj Flamurtarit.

Edhe pse ende nuk ka diçka të sigurt, Gjoka është vënë nën presion pasi mund të humbasë lojtarin kryesor në një sfidë kaq delikate si ajo ndaj vlonjatëve që do luhet nesër, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të të kampoionatit në Superligë.

Related posts

INZAGHI NË DYSHIM? Nga kushti për të qëndruar te pasuesi, në Itali zbardhin detajet

F.autor

Këta janë 10 futbollistët e mëdhenj që shkëlqyen edhe si trajnerë

Sadik.Autor

Dita e Kamer Qakës, shokët i bëjnë surprizën e madhe (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment