Futboll Sport

INTERI NË “RËNIE TË LIRË”/ Pronari i klubit shton buxhetin për blerjet e trajnerit…

Inter është në një pikë kyçe të sezonit, por situata e krijuar brenda grupit nuk është aspak e qetë. Mauro Icardi e ka marrë ndëshkimin e tij, por në fund të sezonit pritet që trajneri Luciano Spalletti të marrë edhe ai një “shuplakë” finale.

Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport” Spalletti do të largohet nga zikaltrit në fund të këtij sezoni edhe pse ka kontratë për dy vitet e ardhshme dhe paga e tij është 4 milionë euro në sezon, 8 milionë euro humbje për klubin nëse shkarkohet.

Në listën e drejtuesve për të zënë vendin e tij është Jose Mourinho, por më shumë përparësi ka Antonio Conte, i cili është trajner i lirë.

Për të bërë të mundur këtë lëvizje kompania “Suning” e drejtuar nga pronari i Inter, Zhang Jindong por krijon të gjitha mundësitë nga sponsorët në Azi për të rritur buxhetin e klubit që të përballojë shpenzimet e ardhjes së trajnerit të ri, i cili po ashtu do të ketë një fond më vete për lojtarët që dëshiron të blejë.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Skënderbeu-Kukësi. Starton pjesa e dytë.

Delo.autor

KALVARI PËRFUNDOI PËR SERGIO RAMOS/ Pas 133 ditësh dëmtim, vjen data për debutimin e tij me PSG-në

Delo.autor

SHPËRBLEHEN PËRPJEKJET/ Bolt nis zyrtarisht stërvitjen si futbollist profesionist (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment