Futboll La Liga Sport

ZBULON PRAPASKENAT E BUJSHME/ Ish-presidenti i Deportivos: CR7 ma afruan ta blija 18 vjeç, ja çmimi që duhej të paguaja

Ish-presidenti i Deportivo La Coruña, Augusto César Lendoiro, thotë se ia kanë sugjeruar për ta blerë Cristiano Ronaldon, kur ai ishte 18 vjeç. Madje, kërkoi të dinte një çmim, që duhej paguar për talentin portugez të asaj kohe, i cili është bërë tashmë më i miri në botë.

“Kam kërkuar një çmim për Cristiano Ronaldon, kur ai ishte 18 vjeç. Beci (Eduardo Lopez Beci), sekretari teknik i Deportivo në atë kohë, e kishte parë duke luajtur CR7 dhe na vuri në dijeni për talentin që posedonte. Më sugjeroi ta blinim. Nga ai moment filluam t’i shikojmë videot e tij, të periudhës 17-18-vjeçare. Po ashtu, kërkuam të dinim çmimin që duhej paguar për të.

Na kërkuan 12 milionë, por shuma ishte e madhe, sepse ne nuk mund t’i arrinim ato nivele. Lojtari për të cilin ne paguanim më shumë në atë kohë ishte Rivaldo, që na kushtoi 6 milionë euro. Cristiano ishte një fëmijë, për të cilin nuk e dinim se çfarë mund të jepte në vijimësi, edhe pse ajo që vërehej ishte spektakolare. Manchester United pagoi 12 milionë dhe e mori atë”.

Related posts

Kroacia arrin Rusinë, Rebiç sa Ronaldo; ja “skaneri” fizik pas gjysmëfinaleve (FOTO)

Isa.Autor

SKËNDERBEU-KUKËSI/ Goditje dënimi, Dumfur shënon me kokë “Verilindorët” (VIDEO)

Delo.autor

SHTOHEN PROBLEMET TEK REALI/ Portieri Courtois ka pësuar një dëmtim, ja sa do të mungojë…

Delo.autor

Leave a Comment