Futboll Sport

“Çmendet” Tefik Osmani: Superkupën e luajmë me gocat e ekipit të…

Skënderbeu e mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin sportiv 2017-2018. Fillimisht duke kaluar katër ture në Europa League, që i mundësuan kalimin në fazën e grupeve, për të vazhduar me kampionatin, ku i dominuan rivalët dhe me meritë e fituan atë, ndërsa qershia mbi tortë ishte Kupa e Shqipërisë, një trofe që nuk e kishin fituar kurrë.

“Unë kam deklaruar që po të fitonim Kupën, duhet të bëjmë Superkupën me gocat e ekipit të Partizanit. Sigurisht kjo ishte një batutë, pasi nuk mund të rri dot pa batuta. Te Skënderbeu, vetëm ky trofe mungonte”, tha Tefik Osmani.

Çfarë ka pasur më shumë ky Skënderbe?

Gjithmonë, ka qenë grupi, dhe mendoj se këtë vit kemi patur një grup të mirë. Si presidenti dhe Shehi kanë veçuar Souen, por unë do thosha Muzakën. Sulmuesi bën gola, por jo se është shoku im, këtë vit nuk e kam parë të luajë ndonjëherë.

Festoni me këtë duke sharë, keni ndonjë inat personal?

Kujt t’i djegë le ta mbajë, pasi ne në çdo stadium na kanë pritur me të shara.

Në Europë e keni pasur stadiumin plot, nga e gjithë Shqipëria…

E keqja është që harrojnë shumë shpejt.

Kush ka qenë momenti më i mirë i ciklit tuaj?

E kam thënë, kur kam luajtur te Tirana, kam mësuar shumë gjëra atje. Edhe ato të mirat, edhe të këqijat, ky titull i këtij viti ishte më i veçanti. Kemi kaluar 4 ture, jemi futur në grupe, kemi luajtur si të barabartë, kemi bërë diferencë në kampionat, dhe e mbyllëm me Kupën. Me gjithë këto gjëra që na kanë ndodhur, është merita e gjithë grupit, nga presidenca deri te punëtori më i fundit. Po të ishte një ekip tjetër, do e humbte kampionatin.

Keni ndonjë dedikim?

Familja më rri gjithmonë afër, si dy fëmijët e mi, edhe bashkëshortja, por unë çdo gjë ia dedikoj vëllait tim.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Hysaj titullar ndaj Juventus, shqiptari duhet të markojë…

Delo.autor

REKORDI I RI BOTËROR/ 2057 tifozë të skuadrës argjentinase bëjnë tatuazh një… (FOTO)

Isa.Autor

NEYMAR APO “DEMI” LAUTARO? Setien tregon se cilin dëshiron në “Camp Nou”

Delo.autor

Leave a Comment