Futboll Seria A Sport

PARAKALOI ISH-KAPITENIN INIESTA/ Messi bëhet “vrasësi” i miteve, ja objektivi i radhës

Çdo ndeshje e luajtur nga Leo Messi afron sfida të reja për karrierën e yllit argjentinas. Pasi “rrëzoi” mitin e Barcelonës, Andres Iniesta, në derbin kundër Espanyol, duke e parakaluar ish-kapitenin katalanas për numrin e më shumë ndeshjeve me një klub të vetëm, Barcelonën (675), tani ka mundësinë ta bëjë këtë gjë edhe me një tjetër ikonë të futbollit spanjoll.

Më konkretisht, Messi mund të “rrëzojë” edhe Iker Casillas si lojtar i Real Madridit. Në qoftë se Leo luan dhe fiton ndaj Villarreal, në “El Madrigal”, ai do të bëhet lojtari me më shumë fitore në historinë e La Liga-s. Totali i fitoreve për argjentinasin do të kapte shifrën 335, duke parakaluar ish-portierin e “Los Blancos”.

Për të arritur këtë numër mbresëlënës të fitoreve, Messi ka nevojë për vetëm 445 ndeshje. Nga këto, 188 fitore i ka marrë në “Camp Nou”, ndërsa 146 të tjera në transfertë. Përqindja e fitoreve është absolutisht mbresëlënëse: më shumë se 75%. Në fakt, lojtari i vetëm aktiv,  i cili i afrohet, është mbrojtësi Sergio Ramos, me një total prej 301 fitoresh.

Related posts

MBYLL SEZONIN PAS DËMTIMIT NË GJU/ Mungon në finalen e Kupës së Spanjës ylli i Barcelonës…

Delo.autor

MERKATOJ E JANARIT/ Nëse nuk vjen zëvendësuesi i Ngosë, Tirana ka gati planin B

Delo.autor

U MBYLL SEZONI NË 5 LIGAT KRYESORE/ Njihuni me formacionin më të mirë në Europë, ja befasitë të mëdha (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment