Futboll Ligue 1 Sport

“COUNTDOWN” KA FILLUAR TEK PSG-JA/ Ja kur pritet të rikthehet Neymar tek skuadra

“Countdown” ka filluar dhe kthimi i Neymar te PSG po afron. Braziliani shpreson rikthimin me klubin kryeqytetas më 27 të këtij muaji, datë në të cilën do të luhet finalja e Kupës së Francës. 222 milionë euroshi ka si qëllim ta festojë nga fusha e blertë ngritjen e trofeut të parë në këtë sezon.

Në versionin print, “L’Equipe” bën me dije sot se Neymar shpreson të kontribuojë në fitimin e Kupës së Francës për herë të pestë radhazi. Ylli brazilian vazhdon rehabilitimin e tij. Nesër mbushen saktësisht 10 javë nga dëmtimi, që e la larg fushave.

Riaftësimi duket drejt fundit. Të paktën vetë lojtari ka shprehur padurimin e tij për të luajtur përsëri. Fillimisht me PSG dhe pastaj të vihet në dispozicion të ekipit kombëtar brazilian për “Copa America”, që do të luhet në qershor.

Related posts

MOTO GP/ Bagnaia fiton në Portugali, gara mbyllet me flamur të kuq pas aksidentit të Oliveira

Delo.autor

DEGJENERON DEBATI NDËRMJET HALILIT DHE HAFIZIT/ Presidenti i “bardhebluve”: Ke paguar kredinë me lekët e mia!

Delo.autor

E PABESUESHME/ Lojtarët kanë frikë prej koronavirusit, federata i detyron të luajnë! (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment