Futboll Seria A Sport

ARRIN AKORDIN PARA MERKATOS SË VERËS/ Lazio gati kontrata me 1 milionë euro në sezon për yllin…

Lazio lëviz, edhe pse merkato e verës do të hapet vetëm në qershor… Igli Tare, drejtori sportiv i klubit bardhekaltër, ka arritur akord me Nwanko Simy, sulmuesi nigerian i Crotones, që në fund të sezonit mbaronte kontratën e tij me kuqeblutë.

Për sulmuesin, këtë sezon, 9 gola dhe 3 asiste në Serie B, ndërsa  në total, në 3 vite, ka shënuar 20 gola. Për Simy, golashënues në Segunda Liga, kategoria e dytë portugeze, me Gil Vicente tre vite më parë, gati kontrata për 3 vite me 1 mln euro në sezon.

Mund të jetë një alternativë për Caicedo, që në janar ka pasur oferta të mira edhe nga Turqia. Që verën e shkuar, Simy u kërkua nga Lazio, pas pjesëmarrjes në Botëror.

Madje, mbahet mend sidomos për atë gol me roveshatë ndaj Juventusit, sezonin e shkuar, në një ndeshje që përfundoi 1-1.

Related posts

COPPA ITALIA/ Milan kalon me vuajtje ndaj Torinos, penalltitë nderojnë “Kuqezinjtë”

Delo.autor

Largimi nga kombëtarja/ DALIC takohet me kreun e Federatës Kroate dhe vulos të ARDHMEN

Isa.Autor

Neymar, Salah dhe Cristiano, Zidane ka një përgjigje për të gjithë

Sadik.Autor

Leave a Comment