Futboll La Liga Sport

FLET PËR SITUATËN E TË DËMTUARVE/ Simeone deklaron: Shpresojmë të jetë kundër Barcelonës…

Atletico Madrid do të luajë sot kundër Girona-s në kampionat (19:30), por mendjen e ka te sfida e së shtunës kundër Barcelona-s në “Camp Nou”.  Kjo është bërë e qartë nga deklarata e trajnerit Simeone, i cili ka folur për situatën e të dëmtuarve dhe merkaton.

“Kemi pak alternativa dhe detyrimi ynë është të fitojmë, nuk mund  t’i lejojmë vetes një rezultat të ndryshëm”, ka thënë trajneri argjentinas, i cili nuk do të ketë në dispozicion për shkak dëmtimi Diego Costa-n, një lojtar shumë i rëndësishëm për “Colchoneros”.

“Do të kërkojmë ta rikuperojmë për ndeshjen kundër Barcelona-s. E ardhmja e tij? Dua që ai të qëndrojë. Shpresoj që të ketë vazhdimësi me këtë klub. Është në moshën ideale dhe i besoj deri në vdekje. Nuk është një rastësi që kemi fituar Europa League dhe Superkupën e Europës pas kthimit të tij”.

Simeone ka folur edhe për të ardhmen e Griezmann, i cili flitet se do të transferohet te Barça në fundin e këtij sezoni: “Antoine është një nga kapitenët dhe do të flasë nëse do të ketë diçka për të thënë. Unë e shikoj të përqendruar për të ndihmuar skuadrën”.

“Shpresa është që të rikthehet të shënojë. U zemërua kundër Alaves kur e zëvendësova, sepse donte të luante akoma, pavarësisht se ne po fitonim 3-0. Ky është mentaliteti që kërkoj nga të gjithë futbollistët e mi”, ka thënë Simeone.

Related posts

Lamtumirë Liverpool, Salah largohet në verë

Sadik.Autor

SLLOVENI DËMTOHET NË KRAH/ Handanovic FRIKSON INTERIN në stërvitje

Isa.Autor

ZYRTARE/ Maurizio Sarri, trajneri i ri i Lazio. Ja detajet e plota të kontratës…

Delo.autor

Leave a Comment