Futboll Premier League Sport

SALA ISHTE VENDIMTAR KUNDËR TOTTENHAMIT/ Legjenda e “Të Kuqve”: Ja arsyeja kryesore e hubjes së garës për titull

Mohamed Salah ka qenë vendimtar në fitoren e marrë nga Liverpool-i kundër Tottenham-it, që e ka lejuar ekipin e Klopp të parakalojnë Manchester City-n në renditje.

Gjithsesi, një legjendë e “Të Kuqve” mendon se egjiptiani do të jetë shkaku për humbjen e garës për titull.

Salah nuk ka shënuar në  atë ndeshje për Liverpool-in, por kjo nuk e ka ndaluar ekipin që të ruajë një avantazh prej dy pikësh ndaj City-t në renditje.

Megjithatë, për ish-mbrojtësin e Liverpool-it, Steve Nicol, forma e keqe e Salah do të jetë arsyeja kryesore pse City do të arrijë ta mbrojë titullin.

“Salah nuk e ka më mendjen në vend”, ka thënë Nicol për “ESPN”. “Sa herë që e shikon para portës, gjëja e parë që mendon është se nuk do të shënojë”.

“Gjëja më shqetësuese për mua është se nga do të vijnë golat e Liverpool-it. Për momentin kemi vetëm dy sulmues, Mane dhe Firmino. Manchester City, nga ana tjetër, ka shumë alternativa në sulm”.

“Kjo është arsyeja pse unë mendoj se City do të fitojë dhe Liverpool jo”.

Related posts

MILANI NË FESTË/ Leonardo i papërmbajtshëm, përgatit goditjen e dyfishtë

Isa.Autor

Zidane pranon se kontrata e tij “nuk do të thotë asgjë” pas ecurisë zhgënjyese

Q.Autor

MË I MIRI NË EUROPË/ Zbuloni statistikën e veçantë të Kesisë me fanellën e Milanit

Delo.autor

Leave a Comment