Futboll

Zyrtare: Dështimi i Interit largohet nga Europa, firmos me Santos në Brazil

Dështimi më i madh i Interit në merkaton e verës së vitit 2016, braziliani Gabigol, ka përfunduar aventurën në Europë dhe së shpejti do të rifillojë stërvitjen në vendin e tij.

Lajmin e ka deklaruar vetë sulmuesi, që prej kohësh kish shfaqur probleme me skuadrën portugeze. “Sot mbyll ciklin tim te Benfica. Dua të falënderoj klubin për mundësinë që më dha dhe shokët e skuadrës për miqësinë dhe mikpritjen”, shkruan në profilin e tij në Twitter sulmuesi brazilian.

Konfirmimi pak minuta më vonë ka ardhur edhe nga klubi i Santos i cili në rrjetet sociale njofton se ka arritur marrëveshjen me lojtarin që u ble për 30 mln nga zikaltërit dhe së fundmi u aktivizua në Portugali me Benfikën.

Related posts

ZYRTARE/ Lufta në Ukrainë, F1 “zjarr” ndaj Rusisë, përjashton Mazepin, largon edhe sponsorin

F.autor

ÇMENDURIA VJEN NGA KONGO/ Fitorja në frymën e fundit tërboi kundërshtarët, ekipi i njohur sulmohet me armë (VIDEO)

Delo.autor

I JEP FUND ËNDRRES EUROPIANE/ Goli “fantazmë” largon Partizanin nga Europa League (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment