Futboll Premier League Sport

SOLSKJAER HUMB ME PËRMBYSJE/ Dora e Smalling ndëshkon “Djajtë e Kuq” dhe i dhuron fitoren Wolvesit

Manchester United ka shpërdoruar një mundësi të artë për t’u ngjitur në vend të katërt të Premier League teksa është mposhtur 2-1 nga Wolverhampton.

Të besuarit e Solskjaer kanë zhvilluar një ndeshje të dobët dhe janë ndëshkuar një “ujqërit” që ishin më të uritur se ta.

Ndeshja nisi shumë mirë për miqtë, me McTominay që ka kaluar të tijtë në avantazh në minutën e 13’ të takimit.

Megjithatë, avantazhi i djajve ka zgjatur shumë pak, pasi Diogo Jota ka barazuar rezultatin në minutën e 25’.

Pas pushimit, United pëson një goditje të rëndë teksa Ashley Young merr kartonin e dytë të verdhë dhe duhet të largohet nga fusha. Arbitri Mike Dean ka nxjerrë kartonin e kuq të 100-të në Premier League, një rekord.

Në minutën e 77’ erdhi goli i fitores për vendasit, i shënuar nga Chris Smalling me dorë në portën e tij.

United mbetet në vend të pestë, ndërsa Wolves ndodhet në vend të shtatë, skuadra e ngjitur nga Championship po bën një sezon të madh.

Në ndeshjen tjetër, Watford ka mposhtur Fulham 4-1, një rezultat që rikthen ekipin e Fulham në Championship.

Related posts

CONTE MERR LAJMIN E MIRË/ Rikthehen pas dëmtimit për fazën përgatitore lojtarët…

Delo.autor

”Çmendet” Luftëtari, Partizani bie në tapet

Sadik.Autor

DEBUTIM ËNDRRASH NË PREMIER/ “Shenjtori” Broja, gol trepikësh dhe spektakël. Sulmuesi “kuqezi” vendos rekord

Delo.autor

Leave a Comment