Futboll Seria A Sport

FITOJNË ME MUNGESA/ Të besuarit e Allegrit bëjnë detyrën ndaj Cagliarit

Juventus ka marrë fitoren e 26-të në këtë sezon të Serisë A pasi ka mundur 2-0 në transfertë Cagliari-n.

Ndeshja është zhbllokuar nga një gol i Leonardo Bonucci-t në minutën e 22-të të takimit. Mbrojtësi bardhezi ka festuar në mënyrën më të mirë ndeshjen e tij numër 250 në kampionatin italian dhe ka barazuar rekordin personal të golave të shënuar në një sezon të Serisë A: 3.

Skuadra e Allegri-t ka siguruar tri pikët pesë minuta para fundit me golin e radhës të realizuar nga Moise Kean, i cili është lojtari i dytë më i ri në kampionatet kryesore të Europës me të paktën katër gola të realizuar (pas Jadon Sancho).

Juventus kryeson Serinë A me 81 pikë, 18 më shumë se Napoli i vendit të dytë, që ka një ndeshje më pak. Cagliari, nga ana tjetër, mbetet në vendin e 13-të me 33 pikë.

Related posts

FOTOLAJM/ Nga Teuta te Kastrioti, mesfushori del në stërvitje me krutanët

Delo.autor

Drejtuesit e Premier League i ‘mbyllin derën’ VAR-it

Sadik.Autor

SHTYHEN VENDIMET/ Tirana qetësi pas “furtunës”, Presidenti Halili mediton ende rreth…

Delo.autor

Leave a Comment