Futboll Sport

TRAGJEDI ANGLEZE/ 112 milionë euro për të rënë nga kategoria

Fulham është zyrtarisht skuadra e dytë, bashkë me Huddersfield që kanë rënë nga Premier League në Championship.

Ky është ndër ato raste kur as paratë nuk kanë më vlerë. Fulham shpenzoi plot 112 milion euro përgjatë këtij sezoni duke afruar 19 lojtarë në skuadër dhe në krye të ekipit u vendos trajneri serb Slavisa Jankovic, i cili rezistoi deri në 11 nëntor të vitit 2018.

Me Jankovic në krye Fulham mori 9 humbje, 1 barazim dhe 1 fitore duke u renditur në vend të fundit.

Pas shkarkimit të trajnerit të parë, drejtimin e skuadrës e mori Claudio Ranieri. Ky i fundi e nisi ndeshjen e parë me fitore ndaj Southampton, por më pas e kapi kriza e rezultateve menjëherë.

Në 16 ndeshje, italiani arriti të marrë 3 fitore dhe 3 barazime, ndërsa në 10 ndeshje u mund. Të njëjtin fat si Jankovic pati edhe Ranieri, i cili u largua pas humbjes ndaj Southampton, skuadër me të cilën e nisi aventurën e tij me Fulham.

Ndërkohë që për 5 ndeshjet e fundit në krye të skuadrës ka qenë anglezi Scott Parker, por edhe ky ka dështuar duke marrë 5 humbje radhazi.

Fatale ishte humbja e së martës, 4-1 në fushën e Watford dhe Fulham është zyrtarisht i rënë nga kategoria me 112 milionë euro të shpenzuara në merkato, 3 trajnerë në një sezon dhe 5 ndeshje të tjera që do i luajnë pa asnjë objektiv.

Related posts

“PËRGJITHMONË ME NE!” Tirana kujton legjendën Arben Minga me pamje emocionuese (VIDEO)

Delo.autor

Chelsea e pëson në fillim të pjesës së dytë (VIDEO)

Q.Autor

EURO 2020/ Holanda përmbysje heroike, Belgjika ekipi i parë që kualifikohet

Delo.autor

Leave a Comment