Futboll La Liga Sport

DËSHIRON TË LARGOHET NGA BARCELONA/ E ardhmja e Coutinho lidhet ngushtë me vendimin klubit…

Philipe Coutinho dëshiron të largohet nga Barcelona dhe ky nuk është më një lajm i ri. Agjenti i brazilianit pranoi se është kontaktuar nga tre klube deri në këtë moment, por ende nuk kanë vendosur për të ardhmen e mesfushorit me tipare sulmuese.

Manchester United dhe PSG janë dy  klubet që kanë shfaqur hapur interes për 26-vjeçarin.

Gjithsesi nga Anglia vjen lajmi se edhe Chelsea interesohet fort për të, por sipas “Daily Mail”, kjo marrëveshje lidhet ngushtë me kalimin e Eden Hazard te Real Madrid.

Nëse klubi spanjoll vendos ta blejë këtë merkato vere belgun, atëherë Chelsea hyn direkt në tratativë për të marrë Coutinhon në Londër. Kjo do të varet edhe nga vendimi i UEFA-s, që ka bllokuar merkaton e “Bluve” për dy sesionet e ardhshme.

Related posts

“Fenomeni” Ronaldo takohet me Zlatan dhe yjet e LA Galaxy

Sadik.Autor

LARGIMI I “PËRBINDËSHIT” RONALDO/ Allegri mendon të kalojë në skemën “klasike” italiane. Ja plani i Juventus…

Delo.autor

U MUND KEQ NGA KHABIB/ McGregor merr edhe një DËNIM TË RËNDË, UFC e pezullon deri në…

Isa.Autor

Leave a Comment