Futboll Premier League Sport

SHUMË TIFOZË KËRKOJNË RIKTHIMIN E TRAJNERIT TEK “TOPÇINJTË”/ Wenger: Ata janë dashuria e jetës sime, por, …

Arsen Venger e ka hedhur poshtë mundësinë për një rikthim të dytë në stolin e Arsenalit, ku 71-vjeçari qëndroi për 22 vite përpara se të largohej në vitin 2018.

Shumë tifozë kërkojnë rikthimin e francezit, i cili fitoi 3 tituj kampionë dhe 7 Kupa FA në stolin e “Topçinjve”, me skuadrën që lëngon në mes të klasifikimit. Por, gjatë një interviste për televizionin “BFM Business”, Venger tha se rikthimi i tij në “Emirates” do të ishte një gabim:

“Unë mbetem një tifoz i Arsenalit. Ai është klubi që dashuroj dhe ku kam punuar për 22 vite. Shpresoj që vuajtjet e tyre aktuale të jenë thjesht të përkohshme. Do të vazhdoj t’i mbështes në çdo ngjarje. Ata janë dashuria e jetës sime, por ti nuk duhet t’i bësh të njëjtat gjëra dy herë”.

Related posts

Borusia Dortmund ‘hap ankandin’ për trajner

Q.Autor

“PASHË PAS 10 VITESH NJË ISH-IN TIM”/ Surprizon Lorik Cana: Ka një tatuazh me emrin tim, më mungon… (FOTO)

Delo.autor

CONTE DREJT LARGIMIT NGA INTER/ Pasuesi i tij mund të vijë me një “dhuratë” për “Zikaltërit”

Delo.autor

Leave a Comment