Futboll Kupa e Shqipërisë Sport

PAS FITRES NDAJ TIRANËS/ Trajneri Starova: Më kënaq mënyra e lojës, Dalim krenarë nga…

Sulejman Starova është shfaqur i qetë pas skualifikimit nga Kupa e Shqipërisë, edhe pse Laçi fitoi 2-0. Kujtojmë se kurbinasit kishin humbur sfidën e parë 3-0 në Tiranë.

Sa keqardhje keni për ketë sfidë?

“Më kënaq mënyra e lojës. Besuan se mund të përmbysnin. Dalim krenarë nga Kupa, që do të thotë se shtohet morali për kampionatin. Skuadra beson më tepër të vetja.”

Sa u kanë penalizuar mungesat?

“Edhe sot, edhe pse s’kishim 3 lojtarë të rëndësishëm, bashkë me Berishën katër, u zëvendësuan mirë. Meritojnë komplimenta sepse zhvilluan ndeshje të mrekullueshme.”

Ekipi e kuptoi idenë tuaj sot…

“Jam dakort. Parashikohej që Tirana do të luante e kujdesshme, 4-4-2 na u ndihmua edhe nga ata. Kthejej në 4-2-4. Detyra ishte mos të humbnim vigjilencën në sulm. Besimi i skuadrës u rrit edhe nga ndeshja në Tiranë. Incidenti humbet vëmendjen për të analizuar ndeshjen. Kam bërë dje analizën, janë 10 minuta vonesa. Loja e mirë ka të bëjë edhe me moralin. Tirana është nga të fortat e momentit.”

Fat që nuk e realizuat dot, apo ekipi nuk bëri sa duhej?

“Kam qimen e derrit unë “(qesh). Për sa i përket penalltive, dua të them se nuk besoj se Domgjoni ka bërë faull atje edhe prekja me dorë po shkon te lojtari ynë.”

Related posts

Balaj dhe Roshi “takohen” me golin, Akhmat Grozny fiton miqësoren

Isa.Autor

Lum trajneri që e ka, Lionel Messi ka vlerën e tre lojtarëve

Sadik.Autor

NUK KA BESIMIN E ZINEDINE ZIDANE/ “Xhevahiri” i Real Madrid drejt Premier League tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment