Futboll La Liga

E ARDHMJA E YLLIT FRANCEZ/ Rabiot një hap larg nga nënshkrimi me gjigandët e Europës…

E ardhmja e Adrien Rabiot është e destinuar të jetë e bardhë, pavarësisht se u lidh me një transferim te katalanasit për disa muaj. Mesfushori francez i PSG duket se është me të vërtetë një hap larg nga nënshkrimi me Real Madridin, Çuditërisht, sepse në janar pothuajse u zyrtarizua si lojtar i ri i Barcelonës.

Sipas “Canal +”, megjithatë, gjithçka duket se ka ndryshuar dhe lojtari i datëlindjes 1994 është bërë prioritet në të gjitha aspektet për projektin e ri të Zidane në “Bernabeu”. Mësohet se po shkohet drejt një marrëveshjeje mes lojtarit, përfaqësuesve të tij dhe “Los Blancos”.

Në fakt, Rabiot vjen nga një sezon i komplikuar në Paris. Ai nuk ka luajtur që nga 11 dhjetori 2018, që nga fitorja 4-1 kundër Crvena Zvezda në Ligën e Kampionëve. Arsyeja gjendet në refuzimet e Rabiot për të rinovuar kontratën në “Parce des Princes”, e cila i përfundon më 30 qershor 2019.

Për francezin u interesuan edhe Tottenham e Bayern Munich në muajt e fundit, por Barcelona dukej më e avancuar se të gjithë. Natyrisht, ai nuk kishte arritur ndonjë marrëveshje paraprake me Real Madridin, i cili tani po e udhëheq garën për një nga mesfushorët më të mirë të Europës, që do të merret si transferim i lirë. Një mundësi për të gjithë, që duket se do të shfrytëzohet plotësisht nga Zidane.

Related posts

Trajneri i Plzen rrëfen historinë interesante: Kërkova MODRICIN, presidenti më mori për të…

Isa.Autor

Maradona: Këtë lojtar të Realit nuk do ta shisja, por do ta bëja dhuratë

Q.Autor

PRAPASKENA/ Ardhja e CONTES trajner do të prishte ëndrrën “HAZARD” për REALIN

Isa.Autor

Leave a Comment