Futboll Kombëtarja Sport

RENDITJA E “FIFA”-S PËR KOMBËTARET/ Ja ku pozicionohet Shqipëria pas humbjes në kualifikueset “Euro 2020”

Ditën e sotme FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve. Vihet re se përfaqësuesja jonë ka rënë me një pozicion nga klasifikimi i shkuar. Duket se humbja në kualifikueset e Europianit 2020 ka ndikuar edhe në renditje. Tashmë gjendemi në vendin e 62-të me 1368 pikë të grumbulluara. Nga ana tjetër kombëtarja e Kosovës vazhdon të rritet në renditje ku tani pozicionohen në vendin e 127-të të renditjes. Kjo do të thotë se ata kanë përvetësuar me 3 vende nga hera e fundit.

Për sa i përket kryesuesve, nuk ka pasur ndryshime të befasushme ku udhëheq Belgjika në vendin e parë, Franca dhe Brazili. Gjermania pozicionohet në vendin e 13-të të renditjes duke ngelur jashtë dhjetëshes së bashku me Italinë që gjendet në vendin e 17-të.

Related posts

FITOI TITULLIN LIVERPOOL/ Mbrojtësi Lovren pranë firmës me skuadrën e njohur

Delo.autor

MOURINHO E ADMIRON/ Man United s’heq dorë nga mbrojtësi i kombëtares ANGLEZE, ofron…

Isa.Autor

E BUJSHME/ Interi kërkon një mesfushor, “sytë” nga titullari i Argjentinës

Isa.Autor

Leave a Comment