Futboll La Liga Sport

PËSOI HUMBJEN E PARË ME REALIN/ Zidane: Ne po kalojmë një moment të komplikuar, mund të…

Zinedine Zidane tha se humbja e parë e Real Madridit, që nga kthimi i tij si trajner, mund të shpjegohet kryesisht me mungesën e motivimit të lojtarëve. Të bardhët u mposhtën 2-1 nga Valencia, të mërkurën, pasi i kishin fituar dy ndeshjet e mëparshme me francezin në krye.

Tashmë, Real Madridi e sheh veten plot 13 pikë prapa liderit të La Liga-s (Barcelona). “Duhet ta përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, – tha Zidane, në konferencë shtypi. – Ne do t’i shfrytëzojmë këto muaj duke folur për shumë tema të ndryshme, por jo për ndonjë objektiv. Është e vërtetë se, ndoshta në këto lojëra na mungon motivimi.

Sidoqoftë, këto lojtarë janë profesionistë dhe, kur e veshin fanellën e Realit, e dinë se çfarë duhet të bëjnë. Kjo ndeshje nuk është fare provim. Ne po kalojmë një moment të komplikuar, mund të përjetojmë edhe momente të tilla të këqija”.

Related posts

ALGERI MERR FRYMË LIRISHT/ Dy yjet e Juventusit rikthehen në muajin tetor

F.autor

Blerja e re e Liverpool do të mbajë numrin e legjendës së…

Sadik.Autor

Lista e Champions League e Juventus, Allegri përjashton gjermanin

Q.Autor

Leave a Comment