Futboll Seria A Sport

NDEZ SËRISH DEBAT MBI RACIZMIN NDAJ TALENTIT/ Bonucci reagon: Deklarata ime është keqkuptuar, sepse isha…

Deklarata e Leonardo Bonuccit mbi racizmin e shfaqur ndaj Matuidi dhe Kean në transfertën e Sardenjës ku Juventusi po luante ndaj Cagliarit janë keqkuptuar dhe kanë ndezur një debat, teksa shumë futbollistë kanë dalë kundër atyre që tha mbrojtësi.

Bonucci u shpreh se sulmuesi Kean gaboi që festoi në atë mënyrë përballë tifozëve rivalë, të cilët kishin gjithë ndeshjen që treguan shenja racizmi mbi futbollistin e ri, Moise Kean.

Megjithatë, Bonucci duket se është penduar për fjalët e lëshuara dhe ka reaguar, duke bërë hapa pas në deklaratat e tij.

“Pas 24 orësh kam vendosur të sqaroj për deklaratën pas ndeshjes, fjalët e mia janë keqinterpretuar ndoshta sepse isha shumë i nxituar në mënyrën që u shpreha. Vite dhe fjalë nuk do të ishin të mjaftueshme për të folur mbi argumentin e racizmit. Sigurisht që dënoj çdo formë të racizmit dhe diskriminimit. Abuzimet e atij lloji nuk janë të pranueshme dhe duhen të dënohen gjithnjë”, thuhej në reagimin e Bonuccit.

Related posts

“EURO 2020″/ Vetëm 70 minuta në fushë, UEFA zgjedh njeriun e ndeshjes Ukrainë-Maqedoni e Veriut

Delo.autor

Zbulohen formacionet: Tottenham-Juventus, Allegri me probleme!

Q.Autor

Interi në Ligën e Kampionëve? Spalletti siguron: Ne besojmë 100%

Sadik.Autor

Leave a Comment