Futboll Sport

E PAZAKONTË NGA VENEZUELA/ Ekipi luan 2 ndeshje brenda ditës, 1 lojtar i bën të gjitha

Një lajm aspak i zakontë vjen nga Venezuela. Deportivo Lara ka rritur të fitojë 2 takime brenda pak orësh. Fillishit ekipi nga Venezuela luajti ndeshjen e kampionatit kundër Laneros dhe fitoi në transfertë 2-3, sfidë që u aktivizuan rezervat. 5 orë më vonë ekipi zbriti përsëri në fushë për shkak se federata e vendit i druhej trazirave dhe ndryshoi kalendarin.

Megjithatë, nuk ishte problem pasi Deportivo Lara fitoi përsëri në ndeshjen e Kupës përballë Hurakanit të Argjentinës me rezultatin 2-1 duke avancuar më tej. Kjo gjë do t’i ndodh edhe Zamorës që do të luajë kundër Karakas. Rekordi absolut i përket ekipit nga Uruguai Nacional. Në vitin e largët 1925 ky ekip zhvilloi 3 takime brenda ditës.

Megjithatë nuk mbaron me kaq. Lojtari i Deportivo Laras, Bernaldo Manzano, mesfushor, në takimin e dytë ka bërë praktikisht pothuajse e gjithçka.  Ka shënuar nga pika e bardhë golin e parë, ka dhuruar një asisit në minutën e 44-tëpër Cetenon dhe në fund është ndëshkuar me të kuq. Jo keq për një mbyllje të ditës…

Related posts

Chelsea me ‘aromë’ Barcelone, Enrique trajner ndërsa Belleti drejtor sportiv

Q.Autor

Revolucion te Ferrari/ John Elkann presidenti i ri i “kokëkuqes” në vend të Marchionne

Isa.Autor

E ARDHMJA E SYLVINIOS/ FSHF rinovon kontratën për trajnerin dhe zëvendëstrajnerët Zabaleta dhe Dorival rinovojnë kontratat deri në…

F.autor

Leave a Comment