Futboll La Liga Sport

STATISTIKA TË FRIKSHME/ Tifozët votojnë “Pleshtin” si gjuajtësin më të mirë për… (FOTO)

Lionel Messi shënoi golin e 47-të nga goditjet e lira në karrierën e tij në ndeshjen e së martës ndaj Villarealit dhe kjo ka bërë që tifozët e futbollit të votojnë në favor të tij për lojtarin më të mirë për goditjet e lira.

“SportBible” zhvilloi një anketë në Twitter dhe nga 48 mijë tifozët që morën pjesë, 42 për qind votuan për Lionel Messin, i cili i mposhti David Beckhamin, Juninhon dhe Ronaldinhon për t’u shpallur lojtari më i mirë për goditjet e lira.

Beckhami, i famshëm për golat e bukur për Manchester Unitedin e ekipin kombëtar të Anglisë në karrierën e tij, mori 26 për qind të votave, duke e lënë pas Juninhon me 23 për qind. Ronaldinho mbeti i katërti, me 9 për qind.

Këtë sezon, Messi i ka lënë shumë prapa vetes futbollistët e tjerë sa i përket statistikat për golat e shënuara nga gjuajtjet e lira.

Deri tani ai ka realizuar 12 gola nga goditjet standarde.

Related posts

LIVE/ Luhet ndeshja Kukësi-Laçi. Rezultati 0-1

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Porto-Chelsea. Rezultati 0-2

Delo.autor

NUK KEMI LIDER/ Situatë QESHARAKE me votimin për KAPITENIN në kombëtare

Isa.Autor

Leave a Comment