Futboll La Liga Sport

SHËNOI GOL KUNDËR “KATALANASVE”/ Talenti i Villarrealit tërheq vëmendjen e klubeve të mëdha, ja lista

Futbollisti i Villarrealit, Samuel Chukwueze, është kthyer në objektivin kryesor të disa klubeve në Europë. Edhe pse “Nëndetësja e Verdhë” po noton në ujëra të turbullta të renditjes, në skuadër nuk mungojnë lojtarët e talentuar, të cilët kanë tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha. Një prej tyre është pikërisht nigeriani, për të cilin fillimisht kanë shfaqur interes Porto e Monaco, ndërkohë që sipas mediave spanjolle së fundmi listës i janë shtuar 4 ekipe të Premier League-s, emrat e të cilave nuk bëhen të ditura.

19-vjeçari bëri një paraqitje të shkëlqyer në takimin e fundin ndaj Barcelonës, duke arritur madje të shënojë edhe një gol. Në kontratën e Samuel Chukwueze ka një klauzolë 40 milionë euro, shifër e cila mund të paguhet lehtësisht nga shumë klube.

Related posts

THIAGO SILVA U TRANSFERUA TEK CHELSEA/ Neymar postim emocionues për shokun e tij: Do më mungojë…

Delo.autor

E PAPRITUR/ Dënohet SUPER futbollisti i JUVNETUSIT, nuk e braktis ekipin në CHAMPIONS

Isa.Autor

E AKUZOJNË PËR SIMULIME/ NEYMAR ankohet se gjyqtarët janë të padrejtë ndaj tij

Isa.Autor

Leave a Comment