Futboll Sport

MEDIAT E QUAJNË TË MBARUAR SERGIO RAMOS/ Leonardo: Të vetëdijshëm për dëmtimin që kishte

Gushti i këtij viti ishte shumë i nxehtë për PSG-në. Mes lojtarëve që zbarkuan në Paris ishte edhe Sergio Ramos. Por deri më tani ai nuk është parë as në fushë dhe as në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës.

Qendërmbrojtësi dukej se duhej të merrte shpejt udhëheqjen e prapavijës pariziene, duke u imponuar mes kapitenit Marquinhos dhe kampionit botëror Kimpembe, dhe duke i ofruar Pochettino një opsion shtesë për të kaluar më lehtë në një mbrojtje me tre lojtarë.

Por spanjolli mbërriti në Paris me një problem, pas një operacioni në gjurin e majtë. Që nga vera e kaluar, PSG ka shtyrë kështu rikthimin e saj në çdo buletin mjekësor. Fushata e nënshkrimit francez ka nxitur kritika të forta në Spanjë.

Sot “Le Parisien” shkruan se ndërprerja e kontratës së Ramos “nuk është më fantashkencë”. Ndeshja e fundit e Ramos daton gjashtë muaj më parë, në gjysmëfinalen e Champions League kundër Chelseas, por të premten mbrëma, pas fitores 2-1 ndaj Lille, drejtori sportiv Leonardo vendosi të qetësonte ujërat:

“Ne ishim të vetëdijshëm se ai kishte një problem, por mediat spanjolle duan vetëm të thonë se ai është një lojtar i përfunduar, dhe ju mediat franceze bëni lojën e tyre. Ne dinim gjithçka dhe i dimë në mënyrë perfekte kushtet e lojtarëve tanë”.

Related posts

FITORE SPEKTAKOLARE/ Manchester United mposht Burnley, Greenwood “HERO” me dopietë

Delo.autor

EKIPI ANGLEZ HEDH SYTË TEK LYON/ Manchester City ofron 45 milionë euro për Ndombele

Isa.Autor

E PAZAKONTË PAS BARAZIMIT ME CHELSEAN/ Tifozët e Frankfurtit heqin stolat: Kemi ardhur këtu për… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment