Futboll Kategoria Superiore Sport

INCINDENTI PAS NDËRPRERJES SË STËRVITJES/ Klubi Vllaznia reagon: Veprime anti-sportive, sqarojmë se…

Klubi i Vllaznisë ka reaguar me një deklaratë për mediat pas incidentit të ditës së djeshme, ku trajneri Agim Canaj ndërpreu stërvitjen për shkak të kërcënimeve ndaj tij dhe administratorit Suad Lici.

Klubi shkodran deklaron se do të njoftojë opinionin publik në rast të një vendimmarrjeje.

Po ashtu, sqarohet se mbetet i pandryshuar objektivi për të finalizuar ringritjen në Superiore të ekipit.

Deklarata e plotë

“Klubi i Futbollit “Vllaznia”, në përgjigje të interesit publik dhe të mediave sqaron sa më poshtë vijon:

Pasi jemi njohur me shqetësimin e ngritur nga stafi teknik ditët e fundit për veprime anti-sportive në ekipin e parë, po e shqyrtojmë me përgjegjësinë e duhur dhe në interesin më të lartë të klubit dhe tifozëve dhe në momentin kur të ketë një vendimmarrje, si gjithmonë, do t’i bëhet e njohur mediave dhe opinionit publik.

Po ashtu, sqarojmë se stafi i Klubit të Futbollit “Vllaznia” vazhdon i pandryshuar punën e tij të përditshme për të finalizuar objektivin e ringritjes në Superligë.

KF Vllaznia”.

Related posts

“FAKTI ËSHTË SE…”/ Sacchi zbulon problemin e Napoli-t dhe parashikon një surprizë në garën për Champions

Delo.autor

DEGJENERON SITUATA PAS NDESHJES NË KOSOVË/ Policia futet në stadium dhe përdor gaz lotsjellës (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

E HABITSHME/ Lajthitin anglezët, faqja zyrtare e “3 luanëve” zhduk përballjen ndaj Shqipërisë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment