Futboll Seria A Sport

U RIKTHYE FUQISHËM NDAJ GENOAS/ Icardi barazon legjendën “Zikatër” me numrin e golave

Ikardi u rikthye fuqishëm mbrëmjen e djeshme kundër Xhenoas. Pas 53 ditësh pa një ndeshje zyrtare, argjentinasi luajti titullar dhe gjeti rrugën e rrjetës me penallti.

Edhe pse një 11-metërsh, ka rikthyer moralin dhe buzëqeshjen tek Ikardi, i cili e fitoi vet penalltinë dhe nxori me të kuq kundërshtarin e tij.

Ky ishte goli i 123-të për lojtarin me fanellën zikaltër. Bomberi ka arritur të barazoi Bobo Vierin në listën e golashënuesve më të mirë të Interit.

Ndërsa në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave, Ikardi mban vendin e 8-të.

Gjatë kësaj mbrëmje, Maurito dha dhe një asist për Perisiç duke e bërë një mbrëmje perfekte për veten dhe për skuadrën.

Related posts

MOTO GP/ Një super Dovizioso triumfon në Austri

Delo.autor

MIQËSORE/ ATLETICO i ri prezantohet para tifozëve, me INTERIN si rival gjeneral

Isa.Autor

PREZANTOHET TEK JUVENTUS/ De Ligt flet si “bardhezi”: Kam qenë admirues i…

Delo.autor

Leave a Comment