International

Rrëfimi i dhimbshëm i legjendës së futbollit: I kërkova mjekut të më priste këmbët

Ish-sulmuesi argjentinas, Gabriel Omar Batistuta, ka dhënë një intervistë të gjatë, ku ka folur për karrierën e tij të lavdishme në futboll, por edhe për Kombëtaren argjentinase.

Batistuta rrëfeu vështirësitë e të qenurit futbollist, ndërsa bëri edhe një sugjerim për trajnerin e Kombëtares argjentinase, Jorge Sampaoli.

“Unë kam qenë lloji i lojtarit që jepja maksimumin si në stërvitje, edhe në fushë. Të jesh futbollist profesionist nuk është aspak e lehtë. Të gjithë i simpatizojnë Messin dhe Ronaldon, por askush nuk e di se sa sakrifikojnë ata, për të arritur në ato nivele. Njëherë i kam kërkuar mjekut të më presë këmbët, pasi doja të shpëtoja nga dhimbjet”, kujton “Batigol”.

 

Related posts

Zbardhen kandidatët për çmimet “Oskar” të sportit për vitin 2017

Q.Autor

SHIU PUSHTON FUSHËN/ Ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë mund të mos luhet

Isa.Autor

(FOTO) Ish-mesfushori i Shkëndisë së Tetovës nënshkruan me skudrën e Grasshopper

Q.Autor

Leave a Comment