Futboll Sport

E BUJSHME NË ARGJENTINË/ Arrestohet babai i Messit nga policia e Rosarios, ja shkaku

Mbrëmjen e së enjtes është arrestuar nga policia e Rosarios në Argjentinë, Jorge Messi, babai i Lionel Messit.

Shkak për arrestimin e të atit të yllit të Barcelonës është bërë një aksident.

Jorge Messi ka goditur me makinën e tij një motoçiklist. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Santa Fe në Rosario.

Babai i kapitenit të Argjentinës është dërguar në paraburgim në një stacion policor në Rosario, ndërsa motoçiklisti është dërguar menjëherë në spitalin më të afërt, për të marrë ndihmën e parë dhe për të matur shkallën e dëmtimeve.

Në stacionin policor Jorge Messit do t’i bëhen edhe testet e frymëmarrjes, për të matur dozën e alkoolit në trupin e tij.

Related posts

Dueli Kosovë-Shqipëri vazhdon/ Dermaku është “goli” i Panuccit ndaj kolegut Challandes

Isa.Autor

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Mavraj, mbrojtësi ka shumë oferta në drejtim të tij

Sadik.Autor

POLEMIKA TË SHUMTA NË TORINO/ Juventus kërkon ta shesë, Ancelotti do me çdo kusht mesfushorin…

Delo.autor

Leave a Comment