Futboll Seria A Sport

ICARDI DHE PERISIC NUK JANË MIQ/ Ja objektivi kryesor i “Zikaltërve” për sfidën ndaj Atalantës

Tri pikë në Genoa dhe rikthimi i Mauro Icardit në atë mënyrë ishte një natë perfekte për Interin e marta e kësaj jave.

Të dielën në 18:00, në “San Siro” zikaltrit do presin zikaltrit e tjerë të Atalantës. Mirëpo, klubi tani e ka të qartë situatën ku është dhe ka bërë një pakt për të ruajtur vetëm një qëllim, që kriza e fundit të mos ndikojë më në rezultatet e skuadrës.

“La Gazzetta dello Sport” ka analizuar situatën duke bërë të qartë se ai përqafim mes Mauro Icardit dhe Ivan Perisic është një sinjal që të gjithë lojtarët tashmë do të punojnë për objektivin e Interit: Zonën Champions.

Gjithsesi ai përqafim mes atyre dyve, apo edhe ai me Brozovic nuk do të thotë se mes sulmuesit 26-vjeçar dhe kroatëve ka filluar sërish miqësia. Sipas gazetës italiane këta nuk do jenë më kurrë miq, por thjesht do të luajnë deri në fund të sezonit për të arritur objektivin dhe këtë ua kanë bërë të qartë drejtuesit e klubit: Të gjithë duhet të kenë vetëm një gjë në mendje, objektivin për këtë sezon.

Megjithatë ndeshja me Atalantën do të jetë një sfidë më vete, pavarësisht paktit të bërë nga lojtarët në tribuna është diçka tjetër. Në Genoa, Icardi u sulmua dhe vërshëllye nga të dyja tifozeritë, ata vendas dhe ultrasit e Inter, që kanë kërkuar që argjentinasi të mos shkelë më në fushë me fanellën zikaltër.

Të dielën do jetë sërish një sfidë më vete për faktin se “Curva Nord” do jetë e fokusuar tërësisht në koret kundër Icardit, një aspekt negativ për skuadrën që duhet të përballojë edhe fyerjet e tifozëve të tyre, aq më tepër në një ndeshje të vështirë ndaj një kundërshtari si Atalanta.

Related posts

Dy shqiptarë te Sampdoria, vjen edhe Etrit Berisha nga Atalanta

Sadik.Autor

SKANDALI ME BASTET/ TRONDITET futbolli EUROPIAN: Në pranga përfundon ARBITRI që gjykoi Skënderbeun dhe…

Isa.Autor

REZULTATET KATASTROFALE/ Drejtuesit e REALIT projektojnë pasuesin e Lopeteguit

Isa.Autor

Leave a Comment