Futboll Kategoria Superiore Sport

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ FLAMURTARIT/ Trajneri Mema: Duhet të luftojmë për të arritur…

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, ka dalë përpara mediave në prag të takimit që ekipi  i tij do të luajë kundër flamurtarit. Tekniku i shpreh i shqetësuar për aleancat në kampionat.

Mungesat

‘Futbolli ka dëmtime dhe kartonë. Nuk do të kemi të gatshëm Dajën për nesër, e gjithë pjesa tjetër është gati.”

Atmsofera

“Me Laçin ndoshta ka ndikuar edhe konflikti, por atmosfera ishte e mirë dhe duhet të përqëndrohem te ekipi. Jam trajner dhe i përkas vetëm fushës, jo asaj që ndodh jashtë.

Aleancat

“Më shqetësojnë aleancat. Ekipi mund të kthehet te ndeshjet e mira. Duhet të luftojmë për të arritur rezultatet e fazës së tretë. Ekipi ishte i qetë, ndërsa tani gjendja është pak  më e rënduar. Më duhet të gjej qetësi për të punuar, edhe nëse nuk e kam”

Mënyra e lojës

“Më shqetëson mënyra e lojës në Laç, dolëm nga loja jonë. Nuk kemi arritur të shënojnë, edhe pse topin e kishim ne. Lojtarët ishin të shpërqëndruar. Kanë bërë gabime por duhet të shohim përpara sepse vijnë ndeshje të rëndësishme. Ekipi ka nevojë për pikë dhe jo për lojë të bukurë. Pikët janë ato që sjellin qetësi.

Kastrioti

“Më shqetëson fakti që fusha në Fush-Krujë u licensua vëtëm për ndeshejn dnaj Tiranës. Ishte ndeshje shqetësuese. Nuk dua që ekipin ti transmetojë energji negative”

Flamurtari

“Ka një trajner të mirë me të cilin kam punuar. Është ekip i mirë. Do mundohemi të jemi në ekuilibër për të mos pësuar gol dhe të mendojmë për rezultat pozitiv. Duhet të përgatis ekipin nga ana psikologjike. Nuk kemi çfarë të humbasim. Duhet të  bëjmë detyrat në çdo ndeshje”

Synimi

” Më vjen keq ta them por ekipi duhet të largohet nga fundi i tabelës. Synimi tjetër është Kupa, por fillimisht duhet që Tirana të shpëtojë. Matematikisht çdo gjë është e hapur, mund të kualifikohemi në Europë edhe nga kampionati, por duhet të shohim vazhdimësinë.”

Kupa dhe marrëveshjet

“Nuk kam preferenca në Kupë, pasi janë 3 ekipe të mira dhe që të hapin punë. Ndeshjet e Kupës janë dy dhe kanë specifikën e tyre. Nuk bëj marrëveshje për Kupën, pasi te unë duhet të mbizotërojë vetëm drejtësia. I kam dëgjuar marrëveshjet që bëhen nëpërmjet Kupës, por unë nuk jam nga ata”

Greca

“Ka luajtur në të njëjtin pozicion, ka asistuar, s’ka shënuar. Këto ndeshjet e fundit i ka munguar edhe asisti, ndaj më ka ngacmuar pak.  Besoj se punët tona i kemi bërë mirë, sa i takon mënyrës së komunikimit. Çdo lojtar bën gabimet e veta. Një lojtar duhet të dijë të sillet në fushë, në raport me partnerin pas apo me ekipin. Me rëndësi është që lojtari të jetë i qetë. Ndoshta në vazhdim do jetë më rezultativ.  Ka lojtarë q mezi e pranojnë pjesën e shpjegimit”.

Related posts

Për shkak të inflacionit, rriten biletat e stadiumit të Bayern

Isa.Autor

Tifozët korçarë “masakrojnë” Skënderbeun: Nuk ka faj UEFA që na dënon (FOTO)

Sadik.Autor

TIKI-TAKA NË PREMIER/ Pas një aksioni model, ylli Vinicius ndëshkon Aston Villa-n me portën e boshatisur (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment