Futboll Sport

ISH-YLLI I REAL MADRIDIT/ Guti zbulon ekipin e ëndrrave të kohës së tij dhe të së tashmes (VIDEO)

Gutit, ish-mesfushor i Real Madrid-it dhe ndihmëstrajneri aktual i Besiktas-it, i është kërkuar nga “Marca” të zgjedhë dy skuadra ideale. Ekipi i parë duhej të përfshinte lojtarë të së tashmes, ndërsa i dyti lojtarë që kanë luajtur në kohën e tij.

Guti ka zgjedhur Cristiano Ronaldo-n në të dy ekipet, duke parë se ka luajtur me portugezin në Madrid dhe ka përfshirë veten në skuadrën e ëndrrave të kohës së tij.

Ndërkohë, pjesa me e madhe e ekipit të ëndrrave të ditëve të sotme përbëhet nga lojtarë dhe ish-lojtarë të Real-it dhe Barcelona-s. David de Gea është përzgjedhur në portë, ndërsa pjesa tjetër e formacionit përbëhet nga pesë lojtarë/ish-lojtarë të Barçës dhe pesë të “Los Blancos”.

Ekipi i ëndrrave i kohës së Guti-t: Iker Casillas; Javier Zanetti, Fernando Hierro, Paolo Maldini, Roberto Carlos; Luis Figo, Zidane, Guti; Raul Gonzalez, Cristiano, Ronaldo.

Ekipi i ëndrrave i kohëve të sotme: David De Gea; Dani Carvajal, Gerard Pique, Sergio Ramos, Marcelo; Iniesta, Sergio Busquets, Luka Modric; Neymar, Cristiano, Lionel Messi.

Related posts

Gattuso nuk është ai i dikurshmi, thotë se ndihet i vjetër për zënkat në fushë

Delo.autor

ZYRTARE/ “Tërmet” në Itali, Roberto Mancini largohet nga përfaqësuesja “azzurre”, jep dorëheqje të parevokueshme

F.autor

EPISOD I DYSHIMTË BRENDA ZONËN NË DERBI/ Ja si “shpërthen” Maurizio Sarri ndaj arbitrit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment