Futboll Kombëtarja Sport

PARALAJMËRON RIKTHIMIN NË KOMBËTARE/ Ermir Lenjani: Lumturohem sa herë që më…

Ermir Lenjani realizoi një dygolësh shumë të rëndësishëm që i dha fitoren Sionit në transfertë me Thunin. Futbollisti 29-vjeçar është golashënuesi i dytë më i mirë i skuadrës me 5 gola, 3 më pak se futbollisti tjetër me origjinë shqiptare, Pajtim Kasami. Nga një futbollist me cilësi të mira mbrojtëse Lenjani është shndërruar në element shumë i rëndësishëm për sulmin, tipare që i ka shfaqur edhe me ngjyrat kuqezi.

“Unë luaj aty ku më vendos trajner. Por është e vërtetë, që tani po luaj pak më i avancuar.”

Përmbahet kur pyetet për largimin e trajnerit Christian Panucci nha Kombëtarja Shqiptare e sigurisht nuk e fsheh krenarinë dhe dëshirën për t’u kthyer sa më parë me ngjyrat kuqezi.

“Mes meje dhe Panuccit është thënë gjithçka. Nuk kam asgjë për të shtuar. Lumturohem sa herë që më thërrasin në Kombëtare. Jam krenar që luaj për vendin tim.”

Related posts

KATASTROFË/ PSG pa yjet ndëshkohet nga Lens, gafë e tmerrshme nga portieri (VIDEO)

Delo.autor

LeBron James SPEKTAKOLAR/ Boston – Cavs barazojnë gjithçka, takimi 7-të vendos verdiktin përfundimtar 

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Atletico gati të shpenzojë një “MAL ME PARA” për “yllin” e PSG-së

Isa.Autor

Leave a Comment