Futboll

Paul Lambert ka vetëm fjalë të mira për Shaqirin

Lambert ka vetëm fjalë të mira për Shaqirin, por ka paralajmëruar shokët e skuadrës që t’i mbushin bateritë për sfidat e mbetura, për t’i shpëtuar rënies, pasi “Shaqiri nuk është Messi” që ta shpëtojë i vetëm Stoken.

Lojtari i Stoke City, Paul Lambert, e ka lavdëruar Xherdan Shaqirin për sezonin mbresëlënës që po kalon, por ka thënë se klubi anglez nuk mund t’i shpëtojë rënies nga Premierliga duke u varur vetëm te shqiptari, pasi kjo mund të ndodhë vetëm siç ka thënë ai “nëse jeni Lionel Messi, ose sikur Messi”.

“Nuk mendoj se duhet të vareni shumë në një lojtar. Është diçka shumë e vështirë të ndodhë, mund ta bëni vetëm nëse jeni Lionel Messi apo si Messi”, tha ai.

“Xherdan Shaqiri po luan mirë, por ka nevojë edhe për ndihmën tonë. Është normale se ne kemi nevojë shumë për të, sidomos për disa raste, pasi ai realizon gola të bukur. Nëse ne e ndihmojmë atë me gjithçka, kemi shanse të mira”, shtoi Lambert.

Related posts

DISIPLINA ME 23 VENDIME BRENDA DITËS/ Gjobiten Tirana, Vllaznia dhe Bylisi

F.autor

E kërkon Evertoni, agjenti i Yerry Mina zbulon destinacionin e ri

Isa.Autor

SHERRI ME LEONARDON PAS NDESHJES/ Ja sa rrezokn arbitri i Juventus-Milan

Delo.autor

Leave a Comment