Futboll La Liga Sport

RIKTHEHEN TEK TRIUMFI/ Benzema i dhuron një fitore të vuajtur Realit

Real Madrid, pas humbjes 2-1 të pësuar kundër Valencia-s në  mesjavë, është kthyer te fitorja në La Liga pasi ka mundur në shtëpi Eibar-in me të njëjtin rezultat.

Madrilenët kanë arritur të sigurojnë tri pikët falë Karim Benzema, i cili ka shënuar të dy golat e vendasve (59′, 81′), duke përmbysur rezultatin pas golit të realizuar nga miqtë me Cardona-n në minutën e 39-të.

Pavarësisht fitores, Real Madrid ka regjistruar një statistikë negative sot pasi ka pësuar golin e 62 në ndeshjet e këtij sezoni të luajtura në të gjitha kompeticionet, më shumë se çdo skuadër tjetër e La Liga-s.

Nuk ka qenë një ditë e mirë as për Gareth Bale, i cili është vërshëllyer nga tifozët tri minuta pas fillimit të takimit pasi ka gabuar kontrollin e topit.

Kjo fitore e ka ndihmuar ekipin e Zidane të shkojë dy pikë larg Atletico Madrid-it të vendit të dytë, që do të luajë mbrëmjen e sotme në fushën e Barcelona-s.

Related posts

HUMBI POZICIONIN E TITULLARIT/ PSG pranon largimin e Cavanit, habit me zëvendësuesin e tij

Delo.autor

“EURO 2020″/ Cilësi teknike dhe shumë alternativa, Belgjika gati të “djegë” edhe Italinë

Delo.autor

NDESHJA KUNDËR ARSENALIT/ Cardiff përfshin futbollistin e humbur Emiliano Sala (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment