Bundesliga Futboll Premier League Sport

Borussia Dortmund “kërcënohet” nga Arsenali për yllin e ekipit

Mbrojtësi i Borussia Dortmund, Sokratis Papastathopoulos ka tërhequr interesin e Arsenalit dhe mund të largohet në merkaton e verës. Besohet se bisedimet mbi një marrëveshje të re mes lojtarit dhe klubit janë thyer, gjë që ka nxitur mbrojtësin e qendrës të nisë një aventurë të re larg nga Bundesliga gjermane.

Arsenali ka qenë prej kohësh i lidhur me Sokratis dhe më në fund mund ta finalizojnë ‘dashurinë’ e tyre këtë verë, shkruan prestigjozja gjermane “Kicker”.

Ai vlerësohet në merkato 15 deri 20 milionë euro, një shumë e tillë nuk është problem për drejtuesit e “Topçinjve”, që tani duan të përforcohet për të synuar vendet e para në Premier League. “Topçinjtë” kanë marrë një pëlqim nga lojtarët e Borussia Dortmund në të kaluarën e afërt, pasi Sokratis mund të bashkohet me ish-shokët e tij Henrikh Mkhitaryan dhe Pierre Emerick Aubameyang në “Emirates Stadium”.

Në këtë edicion ai ka grumbulluar 30 ndeshje me verdhezinjtë në kampionat, duke shënuar edhe dy gola, ndërsa është ndëshkuar me pesë kartona të verdhe dhe një të kuq. Papastathopoulos është një nga mbrojtësit më të vlerësuar në Bundesliga, por fakti që verdhezinjtë edhe këtë edicion dështuan të rivalizon me Bayern Munchen në Gjermani ka shqetësuar lojtarët.

Madje dy ditë më parë ishte vetë sulmuesi Maco Reus, që u shpreh se klubi duhet të investojë për të afruar futbollistët cilësorë, pasi në këtë mënyrë nuk mund të vazhdohet më. Borussia e siguroi vendin e katërt që të dërgon në Champions League edicionin e ardhshëm vetëm falë golaverazhit më të mirë. Duke parë situatën dhe joshja për të luajtur në Premier League, pasi ka provuar një eksperiencë në Serie A me Milanin, Papastathopoulos, është gati të bashkohet me Arsenalin. Drejtuesit e londinezëve tani janë në kërkim të një trajneri për të zëvendësuar Arsène Wenger, i cili e mbylli aventurën me “Topçinjtë” pas dy dekadash.

Related posts

E PAZAKONTË/ Messi s’është mes më të mirëve, tifozët e lënë jashtë skaudrës së vitit të FIFA-s

Delo.autor

ZBULON MAKTHIN ME “JASHTËTOKËSORIN”/ Portieri Oblak: Shikon gjithçka, po lëvize të ndëshkon

Delo.autor

INTER, REALI DHE BAYERN BËJNË GJESTIN E MADH/ Do luajnë bashkë në 3 qytete për të fituar Kupën e…

Delo.autor

Leave a Comment