Futboll Seria A Sport

VARI E FALI VEPRIMIN NDAJ MILANIT/ Por Mandzukic do të dënohet për këtë gjest (VIDEO)

Ndeshja mes Juventusit dhe Milanit në “Allianz Stadium” prodhoi polemika pa fund në të gjithë Italinë, për këtë debati vijon pa u ndërprerë mbi përdorimin korret për teknologjisë nga gjyqtarët kryesorë të ndeshjeve.

Përveç penalltisë së mohuar për Milanin, për atë prekje me dorë brenda zone nga Alex Sandro, një moment tjetër i dyshimtë që nuk u vu në pah as nga VAR, është ai i minutës së 87’-të.

Milan ishte në zonën e Juventusit dhe Mario Mandzukic përplaset me Alessio Romagnolin, por në momentin që bien në tokë kroati e godet me takë kapitenin e Milanit, i cili u largua drejt zonës së tij, mirëpo Piatek ishte ai që e ndezi më shumë debatin duke u kapur me sulmuesin bardhezi.

Për arbitrin dhe vëzhguesit në dhomën e VAR nuk ishte asgjë për t’u konsideruar ndonjë ndëshkim. Gjithsesi pamjet filmike nuk e shpëtojnë Mandzukic, i cili mund të dënohet për atë veprim ndaj kundërshtarit.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Jo vetëm merkato fushe, Milan kthen legjendën e portës… (FOTO)

Delo.autor

ZYRTARIZON AFRIMIN E TRETË/ Christian Eriksen firmos me Inter deri në 2024, ja sa do të përfitojë

Delo.autor

Shënoi supergol ndaj Anglisë, Januzaj pranë rikthimit në Premier League

Isa.Autor

Leave a Comment